Kryeministri i Kosovës, Kurti ka kërkuar shkarkimin e presidentit Thaçi. Kreu i qeverisë së Kosovës e akuzon kreun e shtetit se ka bërë shkelje të rënda kushtetuese në kohën në vitin 2013, në kohën kur ishte kryeministër.
Sipas Lajmi.net, Kurti ka njoftuar kryetaren e Kuvendit, Osmani, lidhur me letërkëmbimin e Thaçit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s asokohe, Rasmussen.
Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, i dha KFOR-it të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë pa afat.
Kurti e njofton Osmanin se ka kërkuar nga stafi i tij që të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese.
Pas përfundimit të analizës është arritur në përfundimin se ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar se presidenti Thaçi e ka shkelur rëndë Kushtetutën sa ishte kryeministër.
‘Duke marre parasysh provat ne dispozicion te Zyres se Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, ekzistojne baza te mjaftueshme per te konstatuar primn Jncie se presidenti Thaci, gjate kohes kur ishte kryeminister, ka kryer shkelje te renda te Kushtetutes dhe se kryerja e ketyre shkeljeve justifikon inicimin e procedures kushtetuese per shkarkimin e tij nga pozita e presidentit te Republikes se Kosoves’, thuhet në përfundimin që është nxjerrë nga ekipi i Kurtit.