Klubi anglez i Mançester Sitit ka ankimuar zyrtarisht vendimin e UEFA-s që e përjashton për dy vite nga Liga e Kampionëve lidhur me shkeljen e rregullave financiare.
Sipas UEFA-s, dejtuesit e klubit kishin keqinterpretuar burimin e të ardhurave të sponsorizimit, teksa drejtori i Përgjithshëm, Ferran Soriano, i mohoi këto pretendime.
Procedura e apelit nuk dihet ende sa do zgjasë ndërsa më herët përfaqësuesit e klubit në fjalë kishin thënë se ishin të zhgënjyer, por jo të befasuar nga vendimi paragjykues ndaj tyre.
Mbrëmjen e sotme, ekipi i drejtuar nga Guardiola zbret në fushë në ndeshjen e vlefshme për 1/16-at e Ligës së Kampionëve ku do përballet me Realin e Madridit.