Vendosni fjalën kyçe....

Meta kujton 24 korrikun e 2017-ës: Betimi i jetës sime


Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën duke kujtuar ditën kur ai u betua në Kuvend si President i Shqipërisë.

Meta ka publikuar një video ku shfaqet vetëm fragmenti kur thotë ”Betohem”, të cilën e shoqëron me diçiturën ‘Betimi i jetës sime”.

Presidenti Meta disa herë e ka konsideruar 24 korrikun e 2017-ës si ditën e jetës së tij, duke kujtuar betimin që ka bërë për të mbrojtur dhe zbatuar Kushtetutën.

Kjo video vjen kur na ndajnë vetëm pak ditë nga tubimi që presidenti do të organizojë më dy mars, në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”.

Presidenti Meta e ka akuzuar mazhorancën se po tenton të bëjë një grusht shteti duke kapur të gjitha institucionet në vend, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. Ai ka kallëzuar në SPAK ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn dhe dy titullarë të tjerë të atij institucioni si dhe kreun e KED-së, Ardian Dvorani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *