Një nxënëse nga fshati Godvi në Bulqizë, është dërguar me urgjencë në spital me shenja helmimi. Pas saj dyshohet se janë dërguar edhe një grup nxënësish të tjerë të shkollës 9-vjeçare , të cilët kanë patur të njëjtat shqetësime.
Paraprakisht dyshohet se ata janë helmuar nga peleti i sobës që përdoret për ngrohje. Një nga nxënësit e helmuar është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.