Vendosni fjalën kyçe....

Pas skandalit seksual, shkarkohet drejtoresha e Shkollës së Muzikës në Fier


Pas skandalit seksual, është shkarkuar nga detyra drejtoresha e shkollës së Muzikës në Fier “Jakov Xoxa”, Blerina Gjika.

Ajo është zëvendësuar nga Zamira Gjika, e cila është prezantuar ditën e sotme nga drejtoresha e Drejtorisë Arsimore.

Emisioni “Stop” në televizionin “Klan”, prej ditësh ka punlikuar episode të ndryshme për shkollën në Fier, ku dy mësuesit Agron Bego dhe Vasil Niko iu kërkonin favore seksuale nxënëseve.

Mësuesi Agron Bego u kap në kamera teksa ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i tregoi se kishte punuar edhe zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të “99-tave”.

Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e sigurisë “arrest me burg” dhe çështja po hetohet nga autoritetet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *