Partia Demokratike ka publikuar videon e takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov në Moskë, për të ballafaquar deklaratat e kreut të qeverisë lidhur me traktatin e firmosur mes Rusisë dhe Shqipërisë në 2004.
PD-ja në video sqaron se Rama gënjeu kur tha se traktati i miqësisë u firmos nga Basha në cilësinë e Ministrit të Jashtëm dhe Sergej Lavrovit, pasi në 2004 pozitën e kryedipolomatit e mbante Kastriot Islami dhe jo kreu i opozitës së tanishme.