Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy tragete në portin e Durrësit


Dy tragete janë përplasur mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Trageti i linjës së Ankonës qe ishte duke u nisur është përplasur me një traget që ishte ankoruar për shkak të erës së fortë.

Rimojkiatorët po punojnë për zhvendosjen e tyre.  Zona e Durrësit është përfshirë nga era e fortë mbrëmjen e sotme.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Sot ne oren 19:30 ne portin e Durresit ka ndodhur nje incident. Gjate manovrave per te dale nga porti trageti A/F CLAUDIA pasi ka terhequr spirancen eshte shtyrë nga era e forte dhe ka prekur me ferkim tragetin BARI dhe AF MARINA. Menjehere kane hyre ne veprim dy rimorkiatoret te cilet kane shmang perplasjet, dhe trageti CLAUDIA ka dale nga porti dhe ka vazhduar rrugen per Ankona.
Ju bejme me dije se nuk ka asnje demtim te anijeve dhe te pasagjereve te cilet udhetonin me linjen e Ankones.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *