Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë në lokal 77-vjeçari në Vlorë


Një person ka mbetur i plagosur mesditën e sotme pas një sherri në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën transballkanike, ku dy personat po konsumonin kafe. Pas një sherri, njëri ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur tjetrin.

I plagosuri është identifikuar si Muço Malaj, i cili ndodhet në spital.

“Rreth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *