Vendosni fjalën kyçe....

“Rama i dha 18.8 milionë euro kompanisë së inceneratorëve, Veliaj rriti taksat e pastrimit” – Tabaku


Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka denoncuar rritjen e tasave për pastrimin në kryeqytet si dhe dhënien me PPP të kompanisë Integrated BV për inceneratorët.

Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se qeveria i ka dhënë kompanisë së lartpërmendur një PPP në kundërshtim me më shumë se 10 procedura ligjore.

Sipas Tabakut, kompania Integrated BV ka përfituar 54 transkasione  me vlerë 18.8 milionë eurosh nga taksate  qytetarëve.

‘Taksat dhe tarifat i shërbejnë qeverive për të mbushur buxhetin dhe që përmes tyre të kryejnë shërbimet në ndihmë të qytetarëve. Në asnjë vend të botës dhe aq më pak në vendet e BE-së, taksat nuk vendosen nga qeveria për t’i shkuar tërësisht xhepit të bizneseve private për pasurim personal. Përjashtim bën Shqipëria. Qeveria pasi i ka dhënë një PPP në kundërshtim me mbi 10 procedura ligjore kompanisë Integrated BV për inceneratorët nga taksat e qytetarëve, pasi i ka dhënë miliona euro shtesë ndryshe nga kontrata e paracaktuar, ka rritur dhe tarifen e pastrimit vetëm për t’i shkruar përsëri kësaj kompanie fitimin fiktivisht. Specifikisht për qytetin e Tiranës, kompania e inceneratorëve ka përfituar 54 transaksione me një vlerë prej 2.2 mld lekësh (18.8 mln euro). Pra rreth 51 mijë euro në ditë kanë shkuar në xhepat e pronarëve të inceneratorit Tiranë nga taksat e qytetarëve.’ – shkruan Tabaku.

Më tej ajo thekson se përveç kësaj, Bashkia e Tiranës ka rritur taksën e pastrimit për qytetarët e bizneset dhe e gjithë shuma e përfituar nga rritja e taksave do shkojë në xhepin e kompanisë Integrated BV.

‘Mirëpo veç këtyre pagesave shtesë dhe të larta, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të ngarkojë qytetarët e Tiranës dhe bizneset e kryeqytetit me një taksë të re. Jo-formalisht ajo taksë njihet si “Taksa për Inceneratorët” që ka ndikuar në rritjen e taksave dhe tarifave që paguhen nga qytetarët. Faturat e paraqitura më poshtë tregojnë se si kjo taksë është rritur. Biznesi i vogël do të paguajë 1500 lekë më shumë, ai i madh 7500 lekë më shumë ndërsa bizneset e mesme tregtare do të paguajnë 11 mijë lekë më shumë. E gjithë kjo vlerë do të shkojë në xhepin e kompanisë inceneratore. Pra për çdo kategori tarifat janë rritur me 15% duke rritur kostot e bizneseve dhe qytetarëve për një produkt që i mungon.’ – mbyll reagimin Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *