Vendosni fjalën kyçe....

Raste të reja me koronavirus në Gjermani, një burrë në gjendje kritike


Një 25-vjeçar i cili jeton në shtetin gjerman të Baden-Wuerttemberg ka rezultuar pozitiv pas analizave për koronavirusin pas një udhëtimi në Milano.

Reuters shkruan se një burrë tjetër më tej në veri ndodhet në gjendje kritike.

Ministria e shëndetësisë së landit gjerman, tha se 25-vjeçari, i cili kishte të ngjarë të jetë infektuar gjatë vizitës së tij në Itali, kishte kontaktuar autoritetet pasi kishte zbritur në vend me simptoma të gripit. Ai do të trajtohet në izolim.

“Njerëzit në kontakt të ngushtë me pacientin do të mbahen në shtëpi dhe do të pyeten për gjendjen e tyre shëndetësore çdo ditë. Sapo njëri prej tyre të zhvillojë simptoma, ata gjithashtu do të izolohen në spital.”- thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërsa buri në landin North Rhine-Westphalia, u shtrua në spital të hënën pasdite me simptoma të një pneumonie të rëndë.

“Pacienti është në një gjendje kritike dhe aktualisht është i izoluar në njësinë e kujdesit intensiv,” tha ministria. Gruaja e pacientit po mjekohet gjithashtu pasi ka simptoma të ngjashme me gripin, por gjendja e saj është e qëndrueshme. Përgjigja e analizave të saj nuk ka dalë ende.

Si masë paraprake, ministria e Shëndetësisë ka mbyllur shkollat ​​dhe kopshtet në rrethin nga është burri i sëmurë.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Gjermani ka shkuar në 18.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *