Kryeministri Rama është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Lavrov.
Gjatë takimit, kreu i qeverisë, tashmë në cilësinë e kreut të OSBE-së, e komplimentoi shefin e diplomacisë ruse duke thënë se kishte mbetur i mahnitur nga ndryshimet e bëra në Moskë.
Më tej Rama tha se siguria në rajon është e brishtë dhe se kërcënimet ndërkombëtare po bëheshin shumë komplekse.
‘Më lini tju them se unë erdha në Moskë 15 vjet pas vizitës sime të parë si kryebashkiak i Tiranës dhe me këtë rast si kryetar i radhës së OSBE dhe do ta nisja duke ju komplimentuar të gjithëve në këtë qytet edhe pse e di që është puna e kryebashkiakut por ndryshimet janë mahnitëse. Dhe po ju keni të drejtë që po jetojmë në kohë të trazuara dhe është e qartë se siguria në rajonin tonë është mjaft e brishtë. Kërcënimet ndërkombëtare po bëhen shumë komplekse dhe njerëzit po vuajnë dhe natyrisht duke pasur parasysh që njerëzit vuajnë duhet të gjejmë motivimin e mirë të të gjetur dialogun.’ – tha Rama.
Më tej ai i tha ministrit rus se besonte se Moska zyrtare do jepte ndihmën e saj në arritjen e paqes në Ukrainë.
‘Duke pasyr parasysh se njerëzit dhe siguria duhet të jenë në vend të parë mund të përpiqemi që mund të bëjmë më shumë. Le të shprësojmë që më e mira nuk ka ardhur ende. Faleminderit për mikëpritjen. E dimë që Rusia është pjesëmarrës kyç në disa formate negociimi për konfliktet. Vij këtu me besimin se ju dhe vendi juaj i mrekullueshëm do të përdorni ndikimin tuaj për të ecur përpara drejt paqes së nevojshme. Ju them se sa u trondita kur vizitova zonën e luftës dhe sa e dhimbshme ishte të shihje njerëz që vuanin pa dallim moshe, nevoje, njerëz nga e gjithë zona që luftonin të mbijetonin. Në emër të këtyre njerëzve ju bëj thirrje të bëjmë më të mirën.’ – shtoi Rama.