Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 20 numri i viktimave nga protestat në Indi, qindra të plagosur


Të paktën 20 njerëz kanë mbetur të vrarë në kryeqytetin Indian, gjatë përleshjeve të dhunshme midis hinduve dhe grupeve myslimane për ligjin e ri për shtetësinë.

“Ka 20 njerëz të vdekur dhe 189 të plagosur”- tha një mjeke e moshuar nga spitali Guru Teg Bahadur për Reuters.

Një tjetër spitalin në New Delhi kishte trajtuar më shumë se 200 njerëz të plagosur që nga e hëna, një pjesë e të cilëve me lëndime të rënda.

Në një prej episodeve më të rënda të dhunës në dekada, policia përdori gaz lotësjellës, fishekë dhe granata tymi ndaj protestuesve të cilët nga ana tjetër qëllonin me gurë.

Shumë prej të plagosurve kanë patur edhe plagë të shkaktuara me armë zjarri. Të paktën dy xhami në verilindje të kryeqytetit, u vunë në zjarr gjatë rebelimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *