Vendosni fjalën kyçe....

Shtohen rastet e koronavirusit në Francë, regjistrohet rasti i parë në Norvegji


Një rast i ri i koronavirusit është konfirmuar në Francë duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 18.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran tha se pacientja ishte gruaja e një burri që kishte testuar më parë pozitiv.

“Gjendja e saj shëndetësore nuk është shqetësuese, por padyshim që ajo është e shtruar në spital dhe e izoluar,” tha ministrja.

Deri më tani 2 persona kanë vdekur.

Norvegjia është bërë vendi i fundit evropian që regjistroi një rast të koronavirusit.

Agjencia e shëndetit publik në vend ka konfirmuar lajmin. Personi u kthye nga Kina në fund të javës së kaluar dhe është izoluar në shtëpi.

Personi nuk ka gjasa të ketë infektuar të tjerët, tha agjensia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *