Vendosni fjalën kyçe....

‘SOS’ në det afër Currilave, policia kufitare shpëton 4 të huaj në rrezik


Një velierë me 4 persona në bord është vënë në rrezik në afërsi të Currilave në Durrës, për shkak të motit të keq.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Mali i Zi dhe kishte si destinacion Turqinë, mirëpo moti i keq e kishte nxjerrë në afërsi të bregut.

Në. bord ndodheshin tre shtetas turq dhe një amerikan, të cilët kërkuan ndihmë. Sinjali SOS u kap nga kapitenaria e portit. 

Në ndihmë të tyre shkuan forcat e policisë kufitare dhe nxorën në breg 4 personat qe ishin ne bord. Ata u akomoduan në një hotel aty pranë. Gjendja e pjesëtarëve të ekuipazhit paraqitet e mirë.

Pasi të qetësohet deti do të shikohet mundësia e nxjerrjes së mjetit lundrues nga vendi me shkëmbinj nënujorë ku ka ngecur. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *