Vendosni fjalën kyçe....

Tre kandidatët që duan postin e Merkelit


Gara për të zëvendësuar Angela Merkelin, në drejtimin e partisë së qendrës së djathtë CDU vazhdon.

Merkel nuk do të kandidojë përsëri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të Gjermanisë, që do të mbahen në tetor 2021.

BBC e quan këtë fundin e një epoke, pasi zonja Merkel e drejton Gjermaninë dhe formon politikën e BE-së që nga viti 2005.

Gruaja që Merkel preferonte ta pasonte si kancelare, Annegret Kramp-Karrenbauer dha dorëheqjen si drejtuese e partisë më herët këtë muaj, pas një skandali politik në landin e Thuringias. Një marrëveshje me Alternativën e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD), e anuluar tani, vuri një liberal në krye të Thuringia falë bashkimit të votave të AfD-së dhe CDU-së. Kjo theu një tabu gjermane të pasluftës, që nuk ka marrëveshje me të djathtën ekstreme apo të majtën ekstreme.

Tani tre kandidatë, të gjithë burra, i janë futur garës për të udhëhequr partinë.

Friedrich Merz

“Ekziston një boshllëk ligjor në shumë vende në Gjermani”- thotë Friedrich Merz.

64-vjeçari është nga North Rhine-Westphalia (NRW), landi  më i populluar i Gjermanisë, i dominuar nga industria e rëndë e rajonit Ruhr. Ai u trajnua si avokat dhe ka drejtuar grupin parlamentar CDU / CSU. Një milioner me lidhje të shumta biznesi, Merz e prezanton veten si kandidat i “një fillimi të ri dhe rinovimi të CDU-së”.

Por është oferta e tij e dytë për vendin e parë të punës: ai e humbi ngushtësisht zonjën Kramp-Karrenbauer në 2018.

Kjo është hera e dytë që ai kandidon për drejtimin e partisë, pasi humbi një herë në vitin 2018 përballë Karrenbauer.

Prof Oskar Niedermayer, një ekspert i politikës në Universitetin e Lirë të Berlinit, thotë se: “anëtarët e CDU preferojnë Merz, të gjitha sondazhet tregojnë se ai është përpara”.

“Ai dëshiron të forcojë politikat konservatore të CDU dhe t’i kthejë votuesit e AfD.”

Para se të bëhej deputet në Bundestag, ai ishte një eurodeputet në Parlamentin Europian. Ai u largua nga politika në vitin 2009 pas një mosmarrëveshjeje politikash me zonjën Merkel dhe pati sukses në punët e biznesit. Ai shërbeu në bordet e ndërmarrjeve dhe menaxhoi investimet gjermane të shtëpisë së financave amerikane “Blackrock”.

Armin Laschet – liberal i afërt me Merkel

“Ne jemi ekonomikisht të fortë, të suksesshëm. Por pavarësisht kësaj, ka shumë pakënaqësi në shoqëri, aq shumë agresion, aq shumë zemërim, aq shumë urrejtje”- thotë Armin Laschet.

59 vjeçari është kryeministër i rajonit NRW dhe thekson “kohezionin social” si një synim kryesor, pasi ai ka deklaruar se sheh shumë agresion e zemërim aktualisht në Gjermani.

Politika e koalicionit do të ndikojë në këtë garë. CDU po qeveris Gjermaninë me Social Demokratët (SPD), por në shkallë vendi SPD ka mbështetje në rënie, ndërsa të Gjelbrit kanë fituar terren. Një koalicion i ardhshëm me të gjelbrit është një mundësi e fortë.

Laschet është parë si kandidati më i mundshëm për të pasuar Merkelin. Profesori Niedermayer i tha BBC-së se “ai është shumë afër Merkel në politikën e refugjatëve”.

Në nivelet më të larta të CDU-së, kampi i Merkel është më i fortë, thotë Prof Niedermayer, duke shtuar se Z. Laschet “është më i aftë të krijojë një koalicion me të Gjelbrit”.

Ashtu si Merz, edhe Armin Laschet ka qenë deputet i Bundestag më parë, pastaj eurodeputet. Një praktikant i katolicizmit, Laschet ka qenë një figurë kryesore në politikën rajonale të NRË që nga 2005.

Norbert Röttgen

“Aktualisht Gjermania është një dështim total. Unë nuk mund të njoh asnjë politikë të Europës, ministri i jashtëm është një dështim, kancelarja i di të gjitha këto, por nuk bën asgjë”- thotë Norbert Röttgen.

Njëlloj si Laschet, Norbert Röttgen ka patur bisedime të rregullta me politikanë të Partisë së Gjelbër në atë që u quajt “Lidhja me pica”, sepse ata u takuan në një restorant italian.

54 vjeçari ka qenë ministër gjerman i mjedisit në vitet 2009-2012, por zonja Merkel e shkarkoi atë kur ai humbi zgjedhjet në NRW në 2012.

Ai është një kritik i fortë i zonjës Merkel, kështu që si Merz, ai nuk është në kampin e saj. Ai nuk pritej të hynte në garën e lidershipit.

Profesori Niedermayer e sheh Röttgen si një të huaj në këtë garë, sepse “ai nuk ka një shoqatë partie pas tij, dhe ai nuk është shumë i afërt me bazat”.

Röttgen aktualisht kryeson Komitetin e Bundestag për Punë të Jashtme. Ai ka bërë thirrje për fytyra të reja në krye të CDU-së, duke argumentuar se gratë “i përkasin vendit më të spikatur në CDU” dhe ai është zotuar ta bëjë këtë një realitet, jo vetëm fjalë.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e BBC


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *