Dy persona janë arrestuar në Itali pasi u kapën me disa doza lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Në prangat e policisë ranë një shtetas shqiptar dhe një italian.
të arrestuarit kishin fshehur lëndën narkotikë brenda një çakmaku pasi e kishin zbrazur nga gazi duke e përdorur për vendosjen e dozave në hapësirat boshe të tij.
Në pranga u vunë 33-vjeçari shqiptar Erald Zefi dhe 43-vjeçari italian Massimo Zanettino, të dy të papunë. Policia vuri re lëvizjet e tyre të dyshimta dhe pasi i ndoqi nga pas u vajti në banesë.
Aty zbuloi drogën e fshehur në çakmak, plot 11 doza me një peshë prej rreth 5.5 gram. Gjithashtu në banesë u gjetën dhe një peshore elektronike, dy smartphone dhe një fletore me emra dhe numra të shënuar që mendohet se janë klientët që furnizonin.