Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Rrëshen, policia: 5 milionë lekë kush na informon për vendndodhjen e të dyshuarit


Personi në foton e mëposhtme është Fatmir Kolecaj, personi që dyshohet për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Rrëshen.

Kolecaj është ish-bashkëshorti i viktimës Esmeralda Filopati.

Fatmir Kolecaj

 Policia ka njoftuar se po vijon kërkimin për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

 “Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes”-thotë policia.

Ndërkohë, janë vënë në dispozicion 5 milionë lekë për këdo që jep informacione të sakta lidhur me vendndoshjen e të dyshuarit.

“Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit”-njofton policia, duke kërkuar ndihmen e qytetarëve.

Sipas policisë, “Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:40, ku shtetasit Vlediason Filopati dhe motra e tij, Esmeralda Filopati janë vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës.

Ata dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga Fatmir Kolecaj, nga fshati Zejmen i Lezhës, i cili është ish-bashkëshorti i Esmeraldës.

Fatmir Kolecaj, foto më e re


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *