Vendosni fjalën kyçe....

Zv.ministri iranian me koronavirus, momentet e sikletshme në konferencën për shtyp (VIDEO)


Zv.ministri i Shëndetësisë në Iran është prekur nga koronavirusi. Një ditë para se ai të pranonte se doli pozitiv ndaj testit për koronavirusin, Iraj Harirchi filloi të djersitej gjatë një konference për shtyp të hënën.

Në rrjet ka nisur të qarkullojë një video, ku ai duket qartë se nuk është në gjendje të mirë dhe fshin djersët.

Zëvendësministri dhe një deputet kanë testuar pozitiv ndaj testit për koronavirusin, ndërsa vendi po përpiqet të frenojë përhapjen e virusit që ka vrarë deri më tani 15 persona.

Irani është një nga tre pikat e nxehta jashtë Kinës, pas Italisë dhe Koresë së Jugut, që ka shkaktuar shqetësimin se virusi mund të kthehet në pandemi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *