Komisioni Europian vazhdon përgatitjet për një dështim të mundshëm të negociatave për marrëdhëniet tregtare pas Brexit me Britaninë e Madhe, njoftoi një nga zëdhënësit e tij, pas kërcënimeve të bëra nga Londra.
“Komisioni e ka parashkuar këtë mundësi dhe vazhdon të përgatitet për këtë, por është tepër herët për të parashikuar rezultatin e negociatave, të cilat do të fillojnë të hënën, për një marrëveshje të ardhshme tregtare dhe ne po përgatitemi për to me një frymë konstruktive”, tha eurokomisionerja për Buxhetin, Komunikimin dhe Çështjet e Përgjithshme, Dana Spinant.
Qeveria e Britanisë së Madhe kërcënoi sot se nuk do t’u hapë rrugën negociatave të qershorit në mungesë të përparimit të shpejtë dhe përjashtoi pajtimin me rregullat komunitare, të paraqitura nga Brukseli, në këmbim të një marrëveshje të favorshme të tregtisë së lirë.
“Nuk do të ketë negociata për ekuivalenca. Nuk është bërë kurrë me askënd, as me Japoninë dhe as me SHBA-në. Ky është rregulli ynë”, këmbënguli kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, pasi mori miratimin nga 27 vendet anëtarë për mandatin e tij negociues.