Vendosni fjalën kyçe....

Fabrika e tekstileve në Turqi ndërron profilin, nis prodhimin e veshjeve mbrojtëse ndaj koronavirusit


Një fabrikë në Turqi, e cila merret me prodhimin e tekstileve (pantallona, pallto, xhaketa) ka vendosur që të ndalojë prodhimin e tyre dhe të nisë që të prodhojë veshje mbrojtëse nisur nga kërkesa e jashtëzakonshme prej shpërthimit të koronavirusit.

Fabrika prodhon rreth 1 mijë veshje mbrojtëse në ditë, ndërkohë që tani ka shtuar turnet, në mënyrë që të shtojë edhe prodhimin.

Rreth 1 milion veshje mbrojtëse ka qenë porosia e bërë dhe drejtuesit e fabrikës duan që ta përmbushin atë pavarësisht vështirësive.

Menaxheri i prodhimit, Isa Aktas tha se nëse më parë klientët ishin kinezë, tani kërkesat janë shtuar edhe nga Evropa.“Kemi aq shumë kërkesë, sa kemi shtuar edhe numrin e makinerive dhe turnet e natës”.

Epidemia e Koronavirusit është shpërndarë edhe në Evropë, duke krijuar gjendje alarmi në shumë shtete. Një nga vendet më të prekura është Italia, ku numri i të vdekurve ka shkuar në 12, kurse në Kinë mbi 2700.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *