Vendosni fjalën kyçe....

Grevistë e Poçemit s’tërhiqen: Të na kalojnë 7 nga 27 pagat e prapambetura


Punonjësit e Poçemit kanë deklaruar se do e përshkallëzojnë grevën e tyre, duke qenë se deri tani nuk kanë marrë asnjë pagë.

Paraditen e sotme, punonjësit e rafinerisë së Ballshit e ndërprenë grevën e urisë pas 11 ditësh ngujim, duke qenë se u kaluan pagat e 3 muajve.

Fideri i Fratarit është stakuar dhe 14 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Ata janë ngujuar brenda godinës dhe nuk kanë lejuar punonjësit e OSHEE-së që të hyjnë brenda për të rikthyer energjinë.

Grevistët kërkojnë 7 paga nga 27 të prapambeturat dhe kontratë të re nga 1 marsi në të kundërt do e përshkallëzojnë grevën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *