Menjëherë pas publikimit të vendimit nga Albin Kurti për heqjen me kushte dhe afate të taksës 100% ndaj mallrave serbe ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradianaj duke e konsideruar pasardhësin e tij “mashtrues”.
Më tej Haradinaj thotë se që prej sot Kurti do jetë përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.
“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”-shkruan ish-kryeministri.