Kampioni i Europës për Peshëngritjen, Briken Calja i është përgjigjur thirrjes së presidentit të vendit Ilit Meta, për të marrë pjesë në një tubim më 2 mars për mbrojtjen e Kushtetutës.
Calja e quan këtë një manifestim historik.
“Jam me presidentin, për Shqipërinë, për kombin, për Kushtetutën, në manifestimin historik të 2 marsit”, shkruan Calja.
Më 2 mars presidenti Ilir Meta ka thirrur shqiptarët të bashkohen në një tubim për mbrojtjen e Kushtetutës, ditë nga ku ka paralajmëruar se do firmosë edhe dekretin e tij të parë kundër përpjekjes së maxhorancës për grusht shteti siç e quan ai. Por nuk ka zbuluar detaje se çfarë vendimi përmban ky dekret.