Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes për vetëvrasjen e Fatmir Kolecit në Zejmen të Lezhës, autor i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe vëllait të saj në Rrëshen.
Sipas policisë, i rrethuar nga uniformat blu, Kolecaj ka hapur zjarr ndaj tyre duke plagosur në këmbë një efektiv, ndërsa më pas duke mos pranuar të dorëzohet ka qëlluar mbi veten duke gjetur vdekjen.
“Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e pasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.
Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.
Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.
Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.
Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.