Pas kërkesës së Komisionerit Publik, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Besnik Cani, anëtar i KLP-së.
KPA arsyeton se prokurori Cani nuk ka bërë deklarim të saktë pasurisë dhe rezultonte me mungesë të burimeve financiare.
Komisionerit Publik kërkoi më 18 shkurt shkarkimin e Canit nga detyra, duke theksuar se anëtari i KLP-së ka probleme me disa prona si dhe me aftësinë profesionale.
ÇFARË DEKLARONTE KOMISIONERI PUBLIK:
Për KP nga shqyrtimi i dosjes u provua se subjekti gjendet në kushte të pamjaftueshme për dy shuma të blerjes se banesës.
– subjekti ka deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të ligjshme.
Në lidhje me pasurinë, truall 600 m2 në Paskuqan, nuk provohet burimi i ligjshëm i saj.
Lidhur me pasuritë autoveturë dhe garazh, subjekti ka deklarim të pasaktë ndër vite dhe mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive. Në ato vite ka një bilanc negativ prej gati 500 mijë lekë.
KP: Për periudhën 2010-15 subjekti ka një bilanc negativ 2 mln lekë mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve.
Për aftësitë profesionale, konfirmimi në detyrë është vendosur në vlerësim të gabuar të provave.
Subjekti ndodhet ne kushtet ku me veprimet dhe mosveprimet e tij, marrëdhënies së tij me një kompani tregtare, si dhe përfitimi i statusit të të pastrehut kur kryente detyrën e titullarit të Prokurorisë Fier, KP rithekson se këto kushte bien ndesh me detyrën e magjistratit.
KP: Për kriterin e pasurisë, subjekti rezulton me mungesë të burimeve financiare.
Përfundimisht kërkojmë: Shkarkimin nga detyra të Besnik Canit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar shkarkim nga detyra të Besnik Canit.’