Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Do përshkallëzoj veprimet nëse nuk funksionon SPAK, kjo punë do shkojë në revolucion


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar revolucion, nëse sipas tij, nuk do të funksionojë Prokuroria e Posaçme, për të zgjidhur ngërçin e Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta tha me tone të ashpra se më 2 mars do të dëgjojë popullin shqiptar. “Unë në shesh do t’i drejtohem popullit, do ta dëgjoj. Unë i shfrytëzova të gjitha mundësitë e mia.

Do të përshkallëzojë veprimet. Unë e kam të bindur se populli shqiptar e ka të qartë se tani është një betejë finale për të rivendosur rendin kushtetues, demokratik e llogaridhënës”, tha Meta.

Më tej, Kreu i Shtetit shtoi se nuk jep dorëheqjen, pasi sipas tij, do të vijë Baton Haxhiu të bëhet President i Shqipërisë.

“Të ik unë e të dal Batoni Presidenti i Shqipërisë. Nuk iki dot, jam betuar mbi Kushtetutë. Presidenti i Rumanisë vajti e protestoi”, theksoi Presidenti.

“Po qe se ka ardhur koha për revolucion, revolucion. Po nuk funksionoi SPAK-u, revolucion. Revolucion për zbatimin e ligjit për zbatimin e kushtetutës. Ata do vinë për veten e tyre. Garanci kanë qytetarët për të drejtat e tyre?”-deklaroi Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *