Vendosni fjalën kyçe....

Meta: E pranoj kritikën e Saimirit dhe Gentit, në 2 mars për lirinë e medias dhe Kushtetutën


Vetëm pak ditë na ndajnë nga manifestimi i thirrur nga presidenti i vendit Ilir Meta, që do të mbahet më 2 mars në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

E Meta sot falenderon dy moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelajt, të cilët kanë deklaruar se do të bëhen pjesë e këtij tubimi në mbrojtje të Kushtetutës.

“E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit!
Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte , nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.
Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *