Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Gjonajt: Nuk merrem me falsifikatore, të tregojë shokët në SPAK


Kreu i Shtetit Ilir Meta, në studion e emisionit “Opinion” ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Meta e ka quajtur ministren një falsifikatore dhe i ka kërkuar të tregojë shokët në SPAK lidhur me akuzat e Presidentit për botimin në Fletoren Zyrtare të radhës së kandidaturave për në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë të jashligjshme sipas kreut të shtetit.

Si mund të merrem unë me një falsifikatore? Gjuha ime ka qenë shumë korrekte, ajo më ngatërron mua me gjuhën e Monikës, ata ta zgjidhin bashkë të dyja. Zonja të shkojë e të tregojë shokët te SPAK. Nuk ka Shqipëria institucion më të rëndësishëm se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese, me këto filma që bën Dvorani dhe kjo zonja, e bën këtë Kushtetutë një letër pa vlerë.

Presidenti i ka kapur në flagrancë, jo për meritë të Presidentit, se Presidenti i ka paralajmëruar që prej dy vitesh. I kam thënë që te Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe. Ky është krimi më i rëndë dhe më i thjeshtë për t’u hetuar se janë 3 letra dhe 8 veta për t’u pyetur.

Ajo ka falsifikuar, më ka rrëmbyer mua kompetencën, ja ka rrëmbyer kompetencën KED-së. Nuk merrem unë me reagimet e saj. Ministren e ka “vrarë” që e ka porositur për të bërë këtë akt kriminal. E ka porositur ai që nuk e lejon të japë dorëheqjen”- tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *