Vendosni fjalën kyçe....

“NATO-ja s’ka nevojë për shkëmbime të fshehta me Kosovën” – Kurti pas takimit me kreun e KFOR-it


Kryeministri i Kosovës, Kurti, tha pas takimit me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Michele Risi, se NATO-ja nuk ka nevojë për shkëmbime të fshehta me popullin e Kosovës.

Ai iu referua letërkëmbimit të ish-kryeministrit e presidentit Thaçi me ish-sekretarin e NATO-s, Rasmusen.

Kurti tha ndër të tjera se Kosova është shoqëri e hapur dhe po ndërton një demokraci të qëndrueshme.

Ndërsa nuk harroi të theksojë se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.

‘Para tre muajve isha në ndërrimin e komandës së KFOR-it ku Gjeneral Michele Risi mori komandën. Sot e mirëprita në Kryeministri. E kam thenë atëherë, e them tash dhe do të them përherë se prania e NATO-s në Kosovë është e pazëvendësueshme gjersa rajoni është ende jostabil dhe përderisa përballemi me një shtet që ka pretendime territoriale ndaj nesh.

 NATO nuk ka nevojë për shkëmbime të fshehta me popullin e Kosovës sepse ne e kemi pritur me lule e me përqafime. Nuk është e rastësishme që nga zyrtari i NATO-s unë e mora letërkëmbimin dhe jo nga Presidenti ynë. Çështja është pse Presidenti e bëri atë zotim mu në ditën kur edhe nënshkroi ‘Zajednicën’ me Daçiqin në Bruksel? Pse nuk e njoftoi askënd, dhe a veproi Presidenti në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën?

 Ajo që ne kemi bërë është publikimi i një letre e cila ishte mbajtur e fshehur nga publiku. Me sa kam parë, askush nuk na ka kritikuar se përse e kemi bërë transparente një letër të mbajtur fshehtë, e cila nuk ka qenë dokument i klasifikuar, por kritikuan opinionin ligjor nga zyra ime se pse ka rekomanduar shkarkimin e presidentit.

 ‘Ne jemi shoqëri e hapur që po ndërtojmë demokraci të qëndrueshme me punën e një qeverie progresive. Do të ketë dhe duhet të ketë debate e kritika e mospajtime çdoherë por duhet të ndërtojmë shtetin e së drejtës. Institucionet duhet të respektojnë e zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën.’ – shkruan Kurti në Facebook.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *