Është ndërprerë pas 11 ditësh greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit.
Pas disa muajsh pa rroga e sigurime shoqërore, punonjësit e rafinerisë kanë dalë nga vendi ku ishin ngujuar pasi u ka kaluar rroga e tre muajve.
Megjithatë ata kanë paralajmëruar protesta të tjera për rifillimin e punës në uzinë.
Kjo e fundit është i vetmi burim të ardhurash për punonjësit e rafinerisë së Ballshit.