Kodi Rrugor është ashpërsuar duke shtuar masat ndëshkuese ndaj drejtuesve të mjeteve. Ndryshime ka në disa pika duke shuar vlerën e gjobave.
Për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur nga ora 7 e pasdites deri në 6 të mëngjesit, gjoba rritet më 30%. Nëse drejtuesi i mjetit ka shkelje të rënda të sjelljes, që përsëriten atëherë policia e çon atë për test psikologjik.
Nëse një drejtues mjeti kapet nën efekt alkooli, atëherë gjoba nga 5-15 mië lekë shkon në 10-20 mijë lekë si dhe pezullim i lejes së drejtimi nga 3-6 muaj.
Nëse bashkëudhëtari nuk mban rrip sigurimi atëherë drejtuesi i mjetit gjobitetme 1-3 mijë lekë. Përdorimi i celularit në timon është një tjetër pikë ku ka ashpërsim masash ndëshkuese.
Nga 1-1.5 mijë lekë që ishte gjoba,. Bëhet 5-15 mijë dhe nëse shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit gjoba dyfishohet, drejtuesit të mjetit i pezullohet patenta për 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë nga patenta.
Masa të shtuara ka edhe për parakalimet e gabuara, dhënia e përparësisë, etj. Për më shumë ndiqni tabelet shoqëruese.