Vendosni fjalën kyçe....

Olimpjakos eliminon Arsenalin nga Europa Ligë në kohën shtesë


Olimpjakos ka eliminuar Arsenalin me një gol në fund të ndeshjes pas 120 minutave lojë.

 ‘Topçinjtë’ janë shokuar në ‘Emirates’. Olimpjakos, pas 120 minutave lojë, ka arritur të marrë fitore në stadiumin Emirates, duke e mposhtur 2-1 Arsenalin.

90 minuta të kohës së rregull përfunduan 0-1 në të mirë të mysafirëve dhe për shkak të fitores së Arsenalit 1-0 në takimin e parë, kjo sfidë u desh të shkojë në vazhdime.

Arsenali arriti të shënojë në minutën e 113-të me sulmuesin Aubameyang për rezultatin 1-1, rezultat që do t’i dërgonte tutje ‘Topçinjtë’.

Por, në minutën e 120’, El Arabi shokoi vendasit duke shënuar për 2-1 dhe golin e kualifikimit në fazën tjetër të Europa Ligë, për ta eliminuar Arsenalin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *