Sëmundja e beftë e detyron Papën Francesk të anulojë një veprimtari në Romë një ditë pasi tregoi solidaritet me të sëmurët nga koronavirusi dhe shtrëngoi duart në audiencën e përjavshme.
Ai është detyruar të anulojë një meshë të planifikuar në Romë me klerikë të tjerë pasi pësoi një ‘sëmundje të lehtë’.
Një zëdhënës tha se Françesku do të vazhdonte me pjesën tjetër të veprimtarisë së ditës së tij, por preferoi të qëndronte brenda Vatikanit.
Nuk kishte asnjë deklaratë nga Vatikani për natyrën e sëmundjes së tij, por Papa u pa duke kollitur dhe fryrë hundën gjatë meshës të së mërkurës.