Pas bllokimit të pronave të Altin Hajrit në Shijak gjatë Operacionit Forca e Ligjit, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e këtyre pronave.
Bëhet fjalë për kompleksin ‘Golden Resort’ në Xhafzotaj, karburantin ‘ALT- OIL 2008’ si dhe të një vile dy katëshe në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës.
‘Vendimi u dha mbi bazën e nenit 19 të Aktit Normativ nr 1 date 31.01.2020 si subjekt i ligjit në kuadër të procedimit nr. 475 si i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 139 dhe 333 te KP. Vendimi i është dërguar për ekzekutim Agjensisë po sot dhe për njoftim shtetasit Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorise se Posaçme dhe shtetasit Altin Hajri.’ – thuhet në vendimin e gjykatës.