Irani të enjten konfirmoi 26 vdekje nga shpërthimi i koronavirusit, së bashku me 245 raste të personave të infektuar.
Vlen të përmendet se pas zv.ministrit të Shëndetësisë, edhe zv.presidentja e vendit aziatik është konfirmuar me koronavirus. Masoumeh Ebtekar doli pozitiv pas kryerjes së analizave dhe është futur në karantinë.
Sipas IRNA-s, virusi i njohur edhe si COVID-19, deri më tani është përhapur në 20 provincat iraniane, ndërsa 11 aktualisht janë pa infeksion.
Të mërkurën, ministria tha se nuk kishte plan të karantinojë asnjë qytet, por në vend të kësaj do të karantinojë individë.