Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov duket se ka tërhequr vëmendjen e amnbasadores amerikane, Yuri Kim.
Kjo e fundit ka shpërndarë në llogarinë e saj në “Twitter” dy fraza të kryeministrit shqiptar dhe të ministrit rus.
Bëhet fjalë për një bisedë kur Rama korrigjon ministrin rus, duke thënë se Shqipëria nuk është e detyruar, por ka zgjedhur të jetë në të njëjtën linjë me aleatët e saj si NATO dhe BE-ja. Deklaratë për të cilën ambasadorja shprehet krenare.
Frazat e zgjedhura nga Kim:
Më 26 shkurt, Lavrov u përpoq të ligjërojë se “detyrimet” ndaj NATO-s dhe BE-së pengojnë lidhjet me Rusinë.
LAVROV: “Ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhënie bilaterale aq intensivisht sa ne mundemi… por kryeministri përmendi detyrimet që ka Shqipëria ndaj NATO-s dhe SHBA-ve në veçanti si aleati i saj …”
RAMA e korrigjoi: “Do ta shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur… Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe.”