Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen dy raste të reja, shkon në tre numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi


Greqia raportoi dy raste të reja të koronavirusit në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në tre, dhe tha se do të pezullonte të gjitha festimet e karnavaleve në vend.

Ministria e Shëndetësisë tha se një nga rastet përfshinte të afërmin e një gruaje 38-vjeçare në qytetin verior të Selanikut, që ishte asti i parë i konfirmuar në Greqi.

Gruaja ishte kthyer kohët e fundit nga Milano, epiqendër e shpërthimit të koronavirusit në Evropë. Rasti i tretë i raportuar, në Athinë, ishte një femër që kishte vizituar Italinë veriore.

Ndër ngjarjet që do të anulohen është një paradë karnavalesh në qytetin bregdetar të Patrës, e planifikuar për 1 mars, thanë autoritetet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *