Zjarr në një pallat në Tropojë, digjen dy apartamente


Pak pas mesnate janë djegur dy banesa në Tropojë. Mësohet se ngjarja ka ndodhurnë fshatin Cerrnicë rreth orës 00: 30, në një nga pallatet e ish-fermës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Dy apartamentet e djegura janë në pronësi të shtetasve Dedë Sokoli dhe Gegë Sokoli.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shpëtuar nga djegia apartamentet e tjera në pallat.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *