Vendosni fjalën kyçe....

6 gola dhe dy kartonë të kuq, Tirana shkatërron Partizanin


Derbi i kryeqytetit ka përfunduar me fitoren e Tiranës me rezultatin 5-1.

Një humbje shkatërruese për demat e kuq, për të cilët është derbi i dytë që humbin brenda një sezoni.

Në këtë sfidë ekipet janë ndëshkuar edhe me nga një karton të kuq secila.

Goli i hershëm i Partizanit nga Williams në minutën e 2-të dhe i vetmi u përmbys pas një penalltie të shkaktuar nga Bitri i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 14-të që u shndërua në gol nga Batha në mintën e 16-të. Tre minuta më vonë sërish Batha me penallti do dyfishonte rezultatin dhe kshu do mbyllej pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, “të kuqtë” do ishin të pafuqishëm me një lojtar më pak që të vinin në diskutim rezultatin, madje në minutën e 64’ Idrizaj do shënonte ne portën e vet golin e tretë për kundërshtarin. Për golin e 4-t do mendonte Muçi në minutën e 81 ndërsa në minutën e 89′ bardh e blutë u ndëshkuan me të kuq lojtari dhe dy minuta më vonë Muçi do shënonte edhe golin e 5-të dhe të dytin personal me të cilin do mbyllej sfida.

Me këtë fitore Tirana arratiset në vendin e parë me 47 pikë ndërsa Partizani mban vendin e tretë me 38 pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *