Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Laç, 33-vjeçarja dërgohet në spital me dëmtime


Një grua është përplasur nga një automjet mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Gruaja 33-vjeçare është dërguar me dëmtime të shumta në spitalin e Lezhës.

“Sot, rreth orës 08:50, në qytet Laç, mjeti me drejtues shtetasin E.Ll., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen E.N., 33 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *