Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e një pallati në Durrës humbin aplikimin për rindërtimin nuk janë dakord me vlerësimin e dëmeve


Sot është dita e fundit për aplikimet në portalin në internet për portalin “Shtëpia ime” për të përfituar nga programi i rindërtimit.

Por dhjetëra banorë në Durrës, të lagjes 5 në pallatin nr 8 nuk kanë qenë dakord për të aplikuar pasi mendojnë se apartamentet e tyre kanë një dëmtim më të rëndë nga sa kanë vendosur strukturat.

Pallati ka ceduar më shumë se 62 cm dhe është futur në shkallën DS2, edhe po të aplikojmë do të jetë fallco, nuk ka rrugë për të aplikuar, nuk aplikojmë me shkallë DS2, kur është DS5“-tha një banor për Report TV.

Nuk jemi dakord, duam të vlerësohet me DS5, ne kërkojmë të drejtën tonë, verifikim të saktë të dëmit“, tha një tjetër banor.

Rreth 42 familje dolën para Bashkisë së Durrësit në shenjë proteste, pasi kërkojnë një vlerësim të thelluar të pallatit. Bashkia e Durrësit më herët ka reaguar në lidhje me këtë pallat ku tha se vlerësimi do të bëhet nga instituti i ndërtimit, por ndërkohë banorët duhet të vijonin me aplikimin on-line për të përfituar nga rindërtimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *