Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëshortja mban fjalim në Kongresin e PS-së, Rama: Është opozita ime në shtëpi, vetëm Luli ma bën jetën e lehtë


Linda Rama bashkëshortja e Kryeministrit, ishte ftuar që të mbante një fjalim në Kongresin e PS-së i cili ditën e sotme i ishte kushtuar grave.

Pas fjalës së saj, në podium u ngjit Rama i cili komentoi fjalimin e bashkëshortes duke bërë edhe batuta mes të cilave nuk la pa ironizuar edhe kundërshtarin e tij politik.

Rama e cilësoi bashkëshorten e tij si opozitën më të fortë por edhe mbështetësen më të madhe.

Ndërsa duke ironizuar opozitën politike, Rama tha se Basha ia bën jetën më të lehtë se opozita brenda shtëpisë.

Ishte më e moderuar këtu sesa në shpi kur zhvillohet debati i parlamentit tonë familjaro-katunar. Rrofsh mi grua që më kurseve në sy të këtyre shoqeve, kusurin do ta marr në Surrel me pasion për gjithçka që nuk u tha këtu. Ju qeshni po mos ta kishte çdo natë këtë opozitë, në variantin më rozë, me atë që kemi në rrugë, do më dukej vetja më i madhi prej të krejtve në botë. Shyqyr Zahon e kemi si Gramozin, nuk ndërhyn.

Se kur vijnë ata dy të mëdhenjtë them, ku je o Lul se vetëm ti ma bën jetën të lehtë. Lindën  falënderoj se më ndihmon të rri me këmbë në tokë dhe se është themeli i patundshëm i shtëpisë sonë. Kemi një shtëpi që falë Lindës është antisizmike dhe përballon dhe tërmetet e mia me shumë qëndrueshmëri dhe fëmijë s’u mungon mbrojtje shpirtërore, kujdesi prindëror, që fatkeqësisht e kam të pamundur t’jua jap si dhe sa duhet. Aneta është më e vështirë se BE për standarde, kritere, prioritete. Falë Lindës unë s’kam qenë kurrë vetëm”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *