Vendosni fjalën kyçe....

Bujar Leskaj thirrje presidentit dhe maxhorancës: Nuk do të rikandidoj, zgjidhni pasardhësin tim


Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta dhe maxhorancës të zgjedhin një pasardhës pasi mandati i tij ka përfunduar dhe ai ka vendosur të mos rikandidojë për këtë post.

“I bëj thirrje presidentit, kuvendit dhe maxhorancës të nxisin procedurat për titullarin e ri të KLSH-së. Unë si kreu i KLSH-së do të vijoj punën time deri në zgjedhjen e titullarit të ri të këtij institucioni. Duke pranuar se nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër të KLSH-së”, është shprehur ai.

Bujar Leskaj u rikthye në detyrë majin e vitit të shkuar pasi kishte vendosur të dorëzonte detyrën tek zëvendësuesja e tij Lindita Lati në përfundim të mandatit 7 vjeçar. Ai u rikthye në krye të KLSH-së pasi presidenti nuk po gjenin dakordësi për zëvendësimin e tij.

Meta propozoi dy kandidatura vitin e shkuar, por të dyja janë rrëzuar nga ana e mazhorancës. E para ka qenë kandidatura e gjyqtares Vitore Tusha dhe i dyti ish-kreu i SHISH, Bahri Shaqiri. Por sipas maxhorancës asnjëri nuk i plotësonte kriteret për të mbajtur këtë post.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *