Një zjarr i madh ka shpërthyer në një stacion treni, kryesorin në Paris. Disa makinave dhe motorëve u është vënë flaka pak para koncertit të Fally Ipupa, yllit kongolez të muzikës RAP.
Policia ka evakuuar zonën hekurudhore dhe ka bllokuar hyrjen për këdo.
Po ashtu policia ka sqaruar se përplasjet janë të lidhura me koncertin e këngëtarit, i cili është nën shënjestrën e kundërshtarëve të regjimit të Presidentit të Kongos Felix Tshisekedi.
Në të shkuarën, një koncert i këngëtarit në Paris, në sallën “La Cigale”, u anulua për shkak të protestave nga kontestuesit.
Pikërisht për shkak të kërcënimeve të marra, këngëtari nuk performoi më brenda territorit të Francës, prej gati 10 vjetësh.
Ky zjarr vjen disa muaj pasi Katedrale “Notre Dame” u përfshi nga flakët dhe një pjesë e saj u shkatërrua, pak kohë më parë.