Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar se atij i është ofruar mundësia të përdorë një sozi për qëllime sigurie, por ai nuk ka pranuar.
Putin tha se plani u hartua në fillim të viteve 2000, kur Rusia po luftonte kundër separatistëve në Çeçeni, shkruan BBC.
Putini i cili është një ish-agjent 67-vjeçar i KGB-së, bëri disa udhëtime në rajon gjatë konfliktit. Për vite me radhë ai ka qenë subjekt i teorive të komplotit në internet, përfshirë këtu dhe se përdor sozi për siguri.
Por Putin, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2000, tha see ka refuzuar këtë sa herë që i është ofruar.
Pyetja presidentit iu bë nga gazetari Andrei Vandenko, i agjencisë së lajmeve Tass. Vandenko i tha presidentit se ndër pyetjet që kërkohen më shumë në rrjet për të, është nëse ai mban sozi.
Intervistuesi e pyeti Putin: “A jeni i vërtetë?” Putini konfirmoi se ai ishte Putini i vërtetë dhe më pas mohoi thashethemet që qarkullonin.
Ai tha se e kundërshtoi propozimin gjatë luftës 1999-2009, “në momentin më të vështirë të luftës me terrorizmin”.