Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet shorti për Europa League, përballjet e forta që duhet të presim


Është hedhur, shorti i 1/8-ave të Ligës së Europës, që do të sjellë përballje tepër të forta. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka përcaktuar çiftet që do të sfidohen në raundin tjetër të turneut të dytë për nga rëndësia në futbollin europian për klube. Goglat ishin me fat për Inter, që do të luajë kundër Getafe, ndërsa zikaltërit do të presin sfidën e parë në shtëpinë e tyre. Ndryshe është diskutimi për Romën që gjen në rrugën e saj Sevilla, një eksperte në Ligën e Europës. Me fat edhe Manchester United që luan kundër Lask, ndërsa nuk mungojnë edhe sfidat e mëdha si ajo mes Rangers dhe Bayer Leverkusen.

Faza e 1/8-ave do të luhet në datat 12 dhe 19 mars, çerekfinalet në 9 dhe 16 prill, ndërsa gjysmëfinalet në 30 prill dhe 7 maj. Finalja e madhe do të luhet më 27 maj.

Çiftet e fazës së 1/8-ave:

  1. Istanbul Basaksehir-Copenhagen
  2. Olympiacos-Wolverampton
  3. Rangers-Bayer Leverkusen
  4. Wolfsburg-Shakhtar Donetsk
  5. INTER-Getafe
  6. Sevilla-ROMA
  7. Eintracht ose Salzburg-Bazel
  8. LASK-Manchester United

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *