Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj reagon për operacionin me 28 të arrestuar: Provë e seriozitetit në luftën kundër krimit


Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me operacionit që çoi 28 persona sot në pranga, mes tyre dhe botuesin e njohur Henri Çili.

Me një mesazh të shkurtër në llogarinë e tij në Twitter, Lleshaj përgëzon policinë dhe prokurorinë për punën që kanë kryer ndërsa e cilëson këtë një provë të seriozitetit të luftës së tyre ndaj krimit të organizuar.

“Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate.

Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne.

Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë.”– shkruan Lleshaj.

Operacioni i zhvilluar në disa qarqe të vendit prej orëve të para të mëngjesit, çoi sot 28 persona në pranga. Kreu i Policisë Ardi Veliu tha se operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, në kuadër të një procedimi penal të nisur në vitin 2019 për falsifikim të kartëmonedhave. Ai zbuloi se janë arrestuar gjithsej 28 persona, janë shpallur në kërkim 6 të tjerë si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 12 të tjerë.

Mes të arrestuarve është edhe botuesi i njohur, Henri Çili. Veliu tha se Çili, akuzohet për fshehje të të ardhurave, pastrim parash, dhe ushtrim i paligjshëm i ndikimit të personave që kanë funksione publike. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *