Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Janë testuar 18 persona, asnjë i infektuar me koronavirus


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka mbledhur sërish sot Task Forcën, nga ku ka deklaruar se Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Manastriliu tha se 18 personat e testuar kanë rezultuar negativë.

“Shqipëria nuk mund të jetë imun ndaj një rreziku si koronavirusi, por jemi bashkë për të bërë më të mirën e mundshme. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative.

Përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues, ka nisur puna për të shpërndarë 1.2 mln maska kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitale. 1 mln $ janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të patur stokun e mjaftueshëm për cdo skenar potencial.”– u shpreh Manastirliu.

Ndërkohë drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico, tha se vijojnë ekzaminimet për rastet e dyshuara,të cilat kryhen pasi monitorohet survejanca aktive.

“Po vijojmë me trajnimet, në të gjitha nivelet, që nga vete ISHP deri në qelizë. Vijuam dhe përfunduam me traumën, urgjencën. Vijojmë me përditësimin e materialit, dhe pajisjen e strukturave me mjetet mbrojtëse personale.”– tha Fico.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *