Kreu i Shtetit Ilir Meta i ka dhënë Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” poetit Xhevahir Spahiu.
Meta e cilëson Spahiun, xhevahir të përjetshëm në panteonin e kulturës kombëtare.
“Me shumë kënaqësi dhe emocione të veçanta, pata sot nderin të vlerësoja në ditëlindjen e tij të 75-të me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, xhevahirin e letërsisë shqipe, Xhevahir Spahiu, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që guxoi t’i japë poezisë shqipe dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet.
Nderim, mirënjohje dhe jetë të gjatë xhevahir i përjetshëm në panteonin e kulturës sonë kombëtare”-shkruan Meta.