Ky është momenti befasues kur një pacient me koronavirus tërhiqet nga punonjës të spitalit në panik, ndërsa po intervistohej në një transmetim live.
Incidenti ka ndodhur në Gjeorgji, ku gazetarët e pranishëm prisnin të dëgjonin një deklaratë nga një zyrtar mjekësor, por u befasuan kur para tyre u paraqit pacienti.
“Jam shumë i lumtur. Faleminderit shumë, shumë, njerëz të Gjeorgjisë. Faleminderit shumë, faleminderit shumë spitalit, mjekëve në spital, Gjeorgjisë. Ky spital është i përsosur dhe profesional.”– tha pacienti, citon Daily Mail.
Më pas punonjës të spitalit e tërhoqën atë për ta futur brenda dhe u thanë gazetarëve se ai nuk është mirë.
Më vonë, u mësua se ai ishte transportuar në qytetin gjeorgjian të Abastumanit, ku pacientët po mbahen në karantinë.